Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

“Nuk tha asgjë të re”, Zelensky i përgjigjet Putinit: Ai dëshiron të mbysë Ukrainën në gjak, nee do vazhdojmë planin tonë

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Vladimir Putin dëshiron të mbysë Ukrainën në gjak “, tha presidenti ukrainas në një intervistë për gazetën “Bild” në përgjigje të kërcënimeve të homologut të tij rus për mobilizim të pjesshëm.

Disa orë pas fjalimit të të fortit të Kremlinit, Vladimir Putin, në të cilin ai deklaroi se mbështet vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të thirrur rreth 300,000 rezervistë, Zelenky u përgjigj me qetësi, duke thënë se ushtria ruse tashmë është mobilizuar muajin e fundit.

“Kam të gjitha informacionet që më nevojiten. Fjalimi i Putinit nuk ishte “asgjë e re për mua”, tha Zelensky.

“Putini tashmë ka filluar rekrutimin e pjesshëm. Shërbimet tona inteligjente dhe aleatët tashmë na kanë informuar. Rusia ka mobilizuar ushtrinë e saj muajin e fundit”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky nuk përjashton një sulm bërthamor nga rusët, megjithëse ai vetë nuk beson se Putini do t’i zbatojë kërcënimet e tij.

Megjithatë, thotë ai, askush nuk duhet të dorëzohet para kërcënimeve të presidentit rus. “Nesër Putini mund të thotë: përveç Ukrainës, ne duam edhe një pjesë të Polonisë, përndryshe do të përdorim armë bërthamore”.

Në fund, Zelensky theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë territoret ukrainase që kaluan në duart e rusëve.

“Ne do të veprojmë sipas planeve tona, hap pas hapi. Jam i bindur se do ta çlirojmë Ukrainën. Referendumet janë “të rreme (referendume), 90% e shteteve nuk do t’i njohin ato,” shtoi ai.

Më shumë




spot_img








spot_img