Autoritetet në Prishtinë sot nuk kanë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës dinarët e dedikuar për pagesën e pagave, pensioneve, përfitimeve sociale dhe pagesave tjera për serbët.
Siç ka thënë Banka Kombëtare e Serbisë për Kosovo online, ndonëse automjeti me dinarë serb është dërguar në vendkalimin Jarinjë sipas të gjitha procedurave të përcaktuara prej kohësh dhe shumë të sakta, ai sot është kthyer nga vendkalimi në Jarinjë pa asnjë shpjegim apo refuzim.
Automjeti i blinduar me dinarë që është dërguar nga dega e NBS në Kragujevac ka mbërritur në Jarinjë rreth orës 11:00, ku paratë në dinarë është dashur t'i marrë vetura e kompanisë britanike “Henderson”, e cila ka licencë për transportin e parave, me të cilën NBS ka bashkëpunuar me sukses prej vitesh.
Dinarët është duhej të transportoheshin në kasafortën e Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq. Mirëpo, pas disa orësh pritje për miratim nga Prishtina, leja nuk ka arritur dhe hyrja e dinarëve është ndaluar. Ky është transferimi i parë i parave pas 1 shkurtit dhe hyrjes në fuqi të dekretit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarëve.