Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Nuk tërhiqen banorët e Astirit, sërish në rrugë për banesat e tyre 

spot_img

Lajme të ngjashëm

b3ed14857a67e7015bc3fa57e379329f

Banorët e Astirit kanë dalur sërish të protestojnë mbasditen e sotme, duke bllokuar rrugën në zonën e Astirit.

Me banderolën ‘Ky është genocid’, banorët kanë protestuar për banesat e tyre, të cilat qeveria për shkak të një projekti që banorët e Astirit e quajnë korruptiv, prek një pjesë të ‘Unazës së Re’ dhe që kërkon të shpronësojë një pjesë të banorëve për shkak të zgjerimit të këtij aksi.

Mirëpo banorët prej një viti kanë protestuar dhe vazhdojnë të protestojnë pasi nuk janë dakord me qeverinë dhe me çmimin që ajo kërkon t’i shpronësojë banorët e kësaj zone.

Dhjetra forca policie ndërkohë janë prezente në ‘Unazën e Re’ në rast të eskalimit të situatës dhe bllokimit të rrugës nga ana e banorëve të Astirit.   

Pranë banorëve të Astirit ndodhet edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, e cila mbështet kauzën e banorëve. 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img