Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“Nuk të pashë në Kuvend, a ti solla lekët te shpia?”, pasi i dolën mesazhet me delegatin, reagon për herë të parë Ina Zhupa

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për herë të parë pas publikimit te disa mesazheve ku “ajo” i kërkonte llogari një anëtari të PD-së se pse nuk kishte marrëp jesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Zhupa ka mohuar kategorisht këto mesazhet duke thënë se janë “fotomontazh”, prandaj dhe ka bërë një kallëzim në prokurori.  

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Nëse mendojnë se me shpifje, montazhe dhe sulme te ulta do fitojnë terren tek demokratët e kanë gabim.

Nëse mendojnë se demokratët bien pre e sulmeve të paguara prap e kanë shumë gabim!

Nëse mendojnë se kështu me intimidojnë mua e keni edhe me shumë gabim, veç me motivoni të vazhdoj betejen për të ardhmen e PD! Për ta kuptuar ju ftoj të shikoni mbi 1020 prononcimet e mia publike që nga 2014 e deri sot, për aferat e Rilindjes, ku personazhet e denoncuar janë nga më të fuqishmit e qeverisjeve Rama!

Sot kam depozituar kallëzim penal, për montazhin dhe fallsifikimin që qarkullon në rrjetet sociale duke u paraqit si komunikim i derguar nga unë. Cdo njeri pak racional s`ka rëne pre e këtij montazhi dhe falssifikimi të turpshëm!

Tani është detyra e organeve të hetimit të zbulojnë origjinën e montazhit dhe të cojnë para drejtesise abuzuesit që kanë kryer këtë krim. Cdo profil personi qe qarkullon këtë shperndarje foto-montazhi përbën veper penale dhe kompetencë e organeve të hetimit për ta ndjekur.

Nderkohe makineria e shpifjeve vazhdon prodhon lajme të rreme dhe ju garantoj që do të marrin të njejten pergjigje: Kallezim Penal!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img