Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Nuk takoi Begajn, gazetarja “shpërthen” ndaj kreut të LDK-së: arrogant, snobist, i kotë dhe i zbrazët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Kimete Berisha ka kritikuar vendimin e Kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku për të mos e takuar presidentin Bajram Begaj gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë.

Gazetarja Berisha e quan Abdixhikun si një megaloman arrogant, i zbrazët dhe i kotë, që nuk është kuptuar se si ka arritur në krye të LDK-së.

Abdixhiku kërkoi që presidenti Begaj të shkonte dhe ta takonte te selia e LDK-së, por kreu i shtetit shqiptar nuk pranoi.

Shkrimi i Kimete Berishës:

Bajrami po të duket fëmër Ty?

Ku e gjeti bash Bajram Begajn 

t’i shes mend, dominancë, autoritet, mendjemadhësi….budallallëk.

Presidenti shqiptar është aq anonim dhe i panjohur për publikun, është aq apolitik sa që as posti i Presidentit nuk e nxjerr nga anonimiteti.

Nuk ka ndjekës, s’ke çfarë pëlqen në postimet e tij, është i frohtë, nuk ka talent t’ua ngroh njerëzve zemrat, duket i painformuar aq shumë, si një jabanxhi që nuk ka jetuar kurrë në Shqipëri.

Me emrin e tij nuk lidhet asnjë kujtim shqiptar.

Dhe bash këtij personi ‘pa ngjyrë, pa erë, pa shije’, Lumir Abdixhiku vendosi t’ia tregojë qejfin.

Vjosa Osmanin e bëri Presidente, kurse Presidentin shqiptar e ‘zhbën’, i duket aq kurrkushi, as që nuk e pranon as në takim.

Thuajse po del me naj femër, që ia shqyen macen i pari, ia cakton kohën, vendin, orën e takimit, dhe ia porosit ushqimin.

– Femra: Dua makiato!

– Mashkulli: Jo kamarier – kjo do kafe turke.

Thonë është një dru në Gërmi, shumë i përshtatshëm për takime.

– Sa për si Lumir Abdixhiiku: arrogant, snobist, i kotë, i zbrazët, megaloman dhe ekstravagant – e kemi Albin Kurtin.

Po ishalla e lshojnë nga burgu Hashim Thaçin e kthehet na i rritë rrogat.

P.S. Presidenti shqiptar e mori mësimin:

Kodra nuk shkon te Muhamedi – po Muhamedi shkon te kodra.

Po i bie se më mirë të jesh kodër, se të përkulet edhe profeti.

(Nga sot Lumir Abdixhiku nuk është politikan. E kush është e kam kuptuar kur u bë kryetar i LDK-së, e truproja ia hapte derën e mercedesit, si princeshës).

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img