Hapësire reklamuese

Politikë

Nuk shkoi për dëshmi, Shkëlzen Berisha: Adresat janë të sakta, SPAK s'më ka njoftuar

Shkruar nga Newsbomb
Nuk shkoi për dëshmi, Shkëlzen Berisha: Adresat janë të
Shkëlzen Berisha reagon pas njoftimeve mediatike për mos prezencën e tij si dëshmitar në gjyqin për çështjen e “Gërdecit”. Ai ka shkruar se ka depozituar adresat e sakta në SPAK, por nuk ka marrë asnjë njoftim në asnjë nga adresat për t’u paraqitur si dëshmitar. Sipas tij nuk e ka njoftuar askush dhe po luhet lojë mediatike në dëm të tij. Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, nuk u paraqit ditën e sotme  në seancë për të dëshmuar lidhur me ngjarjen “Gërdeci”.

Nga mediat u raportua se GJKKO-së nuk i ka ardhur njoftimi që Shkëlzen Berisha ka dijeni për thirrjen. Për këtë arsye SPAK i ka vënë GjKKO një tjetër adresë në dispozicion për të ripërsëritur thirrjen për djalin e ish-kryeministrit Berisha, pasi dyshohet se ai nuk jeton më në atë adresë.

Lexo edhe: GËRDECI/ Shkëlzen Berisha s’ i kthen përgjigje GJKKO-së, nuk shkon për të dëshmuar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese