Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Nuk shkoi në asnjë seancë të vettingut, shkarkohet për fshehje të pasurisë gjyqtarja e Tiranës Klorinda Çela

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtarja e Tiranës Klorinda Çela është shkarkuar sot nga detyra, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut). Çela nuk ka marrë pjesë as sot në seancën e tretë, megjithatë vendimi është dhënë ngab trupa gjykuese.

Nga hetimet që ka bërë KPK, ka rezultuar se gjyqtarja e Tiranës ka fshehur pasurinë.

Klorinda Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2014, ministri i Drejtësisë së kohës kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Klorinda Çela dhe bashkëshortit të saj, Ken Dhima për shkak të problemeve me pasurinë –por kërkesa u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Dejtësisë.

Gjyqtari Dhima u shkarkua nga detyra më 29 korik 2021, pasi nga hetimi i vettingut rezultoi me bilanc negativ në 12 vite si dhe me pasuri të fshehura.

Në seancën e dytë, Komisioneri Hamitaj renditi në relatimin e tij për gjyqtaren Çela një listë të gjatë pasurish, për një pjesë të të cilave u konstatuan balanca negative dhe u ngritën dyshime për fshehje dhe deklarim të rremë.

Problemet për pasurinë janë konstatuar fillimisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, sipas të cilit subjekti ka kryer deklarim të pasaktë; se nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; si dhe ka kryer fshehje e deklarim të rremë të tyre.

Komisioni konstaton mungesë financiare të një pjese të burimeve që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 114.60 m2 në Tiranë në vitin 2015, të porositur në vitin 2005 kundrejt çmimit 74 mijë e 400 euro. Nga hetimi nuk janë gjetur probleme lidhur me një kredi në shumën 52 mijë euro që ka shërbyer si burim, ndërkohë që sipas KPK-së, nuk është arritur të provohet burimi i një huaje 2 milionë lekë të marrë nga shtetasi A.Ç.

Sipas Hamitajt, shuma 2 milionë lekë nuk mund të ketë shërbyer për pagesën e këstit të parë të apartamentit, ashtu si është pretenduar, pasi disponimi i vlerës mund të ekzistonte pas kryerjes së atij transaksioni.

Gjithashtu, janë evidentuar mospërputhje të deklarimeve të burimeve të krijimit të kësaj pasurie në deklaratën veting me atë të vitit 2005, kur rezulton të mos jetë pasqyruar pagesa e shumës 22 mijë e 400 euro dhe burimi i saj financiar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img