


Fermerët e Myzeqesë do të nisin nesër protestat kundër politikave të qeverisë për bujqësinë ditën e nesërme.
Në njoftimin e dhënë për shtyp, sindikata e fermerëve të rajonit të Myzeqesë deklaron se do të nisë protestat e vazhdueshme për dështimin e shitjeve të produkteve të tyre bujqësore. 300 fermerë do të protestojnë ditën e nesërme përpara godinës së Ministrisë së Bujqësisë.
”Do protestojmë për gjendjen e vështirë ku ndodhen fermerët sot, pasi nuk po shesin produktet bujqësore”, citohet në njoftimin e sindikatës së fermerevë të fushës së Myzeqesë. Ditën e nesërme, do të shpalosen dhe kërkesat e tyre, që do t’i adresohen qeverisë.
Fermerët kanë protestuar prej një kohe të gjatë kundër pamundësisë së tregtimit dhe shitjes së produkteve bujqësore. Në shenjë demonstrative, ata kanë hedhur në rrugë produktet bujqësore.