Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nuk regjistroi Partinë Demokratike në zgjedhje, Celibashi: Jam katërcipërisht i bindur për vendimin e marrë, e paralajmërova një muaj më parë

Shkruar nga Newsbomb
Nuk regjistroi Partinë Demokratike në zgjedhje, Celibashi: Jam

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, është shprehur se vendimi për mos regjistrimin e Partisë Demokratike ishte paralajmëruar një muaj më parë.

Sipas Celibashit vendimi përfundimtar mbi regjistrimin e PD-së nuk ishte i vështirë për tu marrë pasi gjendet lehtësisht në Kodin Zgjedhor,  por e konsideron të vështirë për atë çka përfaqëson pasi lë partinë më të madhe opozitare jashtë zgjedhjeve vendore.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë për tu marrë në kuptimin e asaj çka përfaqëson por i lehtë në kuptim të asaj që si u prodhua ky vendim dhe besueshmëria.

Në aspektin ligjor vendimi që lehtësisht e gjen në Kodin Zgjedhor. Është vendim që në një mënyrë ose tjetër e kam paralajmëruar rreth 1 muaj e pak më para dhe e kam thënë që PD duke parë e vlerësuar situatën ligjore në të cilën ndodhej, dukej ose kishte premisa që të ishte në situatën e mos regjistrimit si subjekt zgjedhor”, tha Celibashi, teksa më tej theksoi se është i bindur për vendimin që mori.

“Unë jam katërcipërisht i bindur për atë vendimmarrje që është rrjedhojë e një vlerësimi në të gjithë germën dhe frymën e Kodit Zgjedhor. Unë jam i detyruar të tregoj të gjithë kujdesin për të vlerësuar çdo aspekt të procesit zgjedhor në përputhje me Kodin. Pasojat që prodhohen nga respektimi i ligjit nuk është çështje që e gjykoj unë. Edhe të afërm të mi thonë që ‘ti ke të drejtë por lërë s’ka gjë regjistroji’. Unë mund të jem i gabuar por për mua ligji është thelbësor”, shtoi ai në Report Tv.

 

Ditën e djeshme kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi refuzoi  për herë të dytë regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke mos u tërhequr nga kërkesa e tij për paraqitjen e deklaratës solemne me firmë të Lulzim Bashës.

Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesit të PD-së, Indrit Sefa, Celibashi argumentoi se Lulzim Basha rezulton kryetar i Partisë Demokratike sipas regjistrit për partitë politike në gjykatë, ndaj dhe angazhimi solemn nuk mund të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll