Partia Lista e Barabartë që drejtohet në deputeti Ben Blushi nuk ka arritur të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndonëse kërkesa është dorëzuar që më 30 janar.
Shkak është bërë një udhëzim i ri i KQZ-së për partitë e reja, ku përfshihet edhe LIBRA. Sipas këtij udhëzimi, çdo parti e re duhet të paraqesë në KQZ një vërtetim mandati se të paktën dy deputetë që mbajnë logon e saj, kanë qenë në Kuvend gjashtë muajt e fundit që nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim në KQZ.
Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë më pak se gjashtë muaj që janë larguar nga Partia Socialiste dhe kanë bërë regjistrimin e LIBRA-s në gjykatë.
Tashmë Blushit i duhet të mbledhë të paktën 5 mijë firma për të regjistruar partinë për zgjedhjet e 18 qershorit.