Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

“Nuk prisnim diçka ndryshe nga Serbia”, Kurti: Po të mos ishte policia do digjeshin edhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla kanë folur në lidhje me situatën e tensionuar mes tyre dhe Serbisë pas vendosjes së reciproritetit me target.

Kurti u shpreh se deri më tani janë dhënë 9 mijë targa të përkohshme duke thënë se qytetarët serbë nuk e kanë problem, por problemin e ka Vuçiç.

Ai tha se djegia e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është dëshmi se aty ku nuk ka policë ka incidente.

“Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të zbatimit të qeverisë së Kosovës. Aty ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente aty ku nuk ka polici ka incidente siç ndodhi në Zubin Potok. 9 mijë targa janë dhënë deri më tani. Duket që këto e kanë hallin zëdhënësit ata që e dogjën qëndrën, nuk është problem te qytetarët” shkruan Kurti.

“Janë parë edhe avion ne nuk kemi pritur nga Serbia dicka ndryshe se e njohim kush janë, por ne vendimet i marrim në bazë të gjendes së sigurisë. Dhe sjellja është korrekte edhe profesonale deri më tani” tha ai ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img