Tirana
overcast clouds
11 ° C
11 °
11 °
71 %
1.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
12 °
E shtunë, 17 Prill, 2021
spot_img

Nuk pranoi vaksinat kineze, Sokol Balla kritikon Albin Kurtin: Po luan me shëndetin e mësuesve të Kosovës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Moderatori i njohur Sokol Balla ka kritikuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos marrë vaksinat kineze.

Kujtojmë se fillimisht Kurti i kërkoi ndihmë kryeministrit Edi Rama që ta ndihmojë me vaksinat për mësuesit, pastaj ai u tërhoq duke thënë se meqë Kina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do t’i marrin as vaksinat e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla i është drejtuar Kurtit se dyshon se ai nuk do ta kishte përdorur vaksinën AstraZeneca, në rast se Britania e Madhe nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të shohë më shumë popullin e tij, se sa një qeveri që do më shumë kokën e tij.

Postimi i plotë:

DMTH: Nese Britania nuk do kishte njohur KS, qeveria ne Prishtine do kishte ndaluar perdorimin e AstraZeneca? E dyshoj. Ajo qe nuk dyshoj eshte se qeveria ne Prishtine, hyri ne fushate elektorale ne Shqiperi, me dy kosto: njera (qesharake) duke na vene shenjen e = me Serbine. Dy: Kosto me e rende eshte se hyri ne kete fushate duke luajtur me shendetin e mesuesve te Kosoves. I dalte per hajer me te dyja! Ndoshta e kemi ne gabim dhe e ka Ai drejt. Ndoshta kryeministri @ediramaal duhet te shohe me shume nga shtetasit e tij qe duan shume ta bejne vaksinen, sesa nga qeveri qe duan me shume koken e tij. Perplasja Prishtin Tirane dihet kujt i intereson, por qeveria duhet te interesohet tani per shendetin publik te Shqiperise

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img