Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
33 %
2.1kmh
0 %
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
13 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Nuk pranoi të tregonte dokumentat e mjetit lundrues, blutë e Sarandës ndëshkojnë keq shqiptarin nga Florida

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 61 vjeçar në Sarandë është ndëshkuar pasi nuk ka iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë Kufitare, për kontrollin e dokumentacionit të mjetit të tij lundrues.

Sipas bluve të Sarandës, mësohet se shtetasi M. M, lindur në Sarandë dhe banues në Florida u procedua peenalisht, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues që posedonte, për 30 ditë.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Sarandë

Vijojnë kontrollet nga Komisariati i Policisë Kufitare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë Kufitare, për kontrollin e dokumentacionit të mjetit të tij lundrues, procedohet penalisht 61-vjeçari.

Gjithashtu, ndëshkohet me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe i bllokohet mjeti lundrues që posedonte, për 30 ditë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, kanë ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i të cilit nuk i është bindur urdhrit për kontroll dhe ka tentuar të largohet.

Pas ndalimit të drejtuesit dhe shoqërimit të tij, bashkë me mjetin lundrues, në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, në bazë të ligjit nr.127 të vitit 2020, pronari i mjetit lundrues, shtetasi M. M., 61 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Florida, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. M., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë




spot_img








spot_img