Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Nuk pranoi të merrte ‘kokërr’ leku nga rroga deri në fund të mandatit, Erion Piciri tjetër propozim Kuvendit: Të gjithë deputetëve t’ju ulet rroga, dietat dhe shpërblimet (DOKUMENTET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d9fa85878901753e2c63bd52165e39da

Deputeti i opozitës së re Erion Piciri, i propozon Kuvendit të Shqipërisë që të ulet në masën 30% paga e deputetëve, duke përfshirë dietat, shpërblimet, karburantin dhe shërbimin e telefonit.

Në propopizimin e deputetit Piciri, të siguruar nga newsbomb.al thuhet “Paga bazë mujore bruto e deputetit nuk duhet të kalojë dyfishin e pagës mesatare mujore në nivel kombëtar dhe me gjithë komisionet, shpërblimet, dietat, transportin dhe telefonin nuk duhet të kalojë trefishin e pagës mesatare mujore në nivel kombëtar.”

Ndërkohë, kujtojmë se më herët deputeti Piciri ka hequr dorë nga paga dhe përfitimet e tjera të buxhetit të shtetit sapo hyri në Parlament duke mos prekur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Në një letër drejtuar kryeparalementarit Ruçi, më datë 30 prill 2020 deputeti Erion Piciri ka kërkuar që paga e tij të shkojë e gjitha në fondin e shtetit për të mbështetur bizneset dhe familjet e prekura nga koronavirusi, nga prilli 2020 deri në fund të mandatit në vitin 2021.

Gjithashtu, deputeti i kërkon vullnetarisht kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që dhe përfitimet e tij personale për periudhën qershor 2019 – mars 2020 të kalojnë në fondin shtetëror për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Paraja në xhepat e qytetarit është më e vlefshme se në dorën e burokratit”, përmbyll letrën e tij drejtuar Ruçit deputeti Erion Piciri.

LETRA PËR DHURIMIN E RROGËS DHE PROPOZIMET PËR NDRYSHIMIN E STATUSIT TË DEPUTETIT:
95402165_239858890406219_2277341391489073152_n.jpg

PROPOZIMI PËR NDRYSHIMIN E STATUSIT:
95382887_236225677644832_3495328584023670784_n.jpg
95017265_537413010303520_2348946738355634176_n.jpg
95259732_575862503056892_8767730737517428736_n.jpg
95120069_276350893529113_3829511227592146944_n.jpg
95216646_235481991200448_8663652495840509952_n.jpg
95311858_265418381265046_9001724069086756864_n.jpg

Më shumë

spot_img