Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk pranoi të ketë lidhje me vrasjen e Ridvan Ramazanin, Gjykata jep masën për Milkjor Gjokën dhe dy dëshmitarët e ngjarjes

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja - Ridvan Ramazani

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrest me burg” për Milkjor Gjokën, i dyshuar si bashkëpunetor në vrasjen e shtetasit Ridvan Ramazanit në fshatin Mushan të njësisë Dajç.

Bëhet me dije se gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për Blerim Mllojan dhe Marjeta Gramshin të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Mësohet se në gjykatë Milkjor Gjoka ka deklaruar se ai s’ka lidhje me vrasjen e ndodhur dhe se ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes.

Gjoka së bashku me vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj janë autorë të dyshuar të ngjarjes së shënuar ditën e djeshme në fshatin Mushan të Dajcit.

Vëllezërit Mehmedaj janë shpallur në kërkim nga policia. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë vrarë me armë zjarri në mjetin e tij, Ridvan Ranmazanin, 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.