Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Nuk po veprojnë për objektin pa leje”, bien poshtë akuzat e prokurorit Hajdarmataj: IMT vendosi 60 milionë lekë gjobë dhe kërkoi prishjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë zbardhur dokumentet dokumentet që rrëzojnë akuzat e ngritura nga prokurori tropojan Besim Hajdarmataj, i njohur për “përplasjet” e tij të shpeshta me maxhorancën, për Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit.

Ky i fundit nesër pritet që të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pas akuzave të ngritura nga ndërkombëtarët. Nesër do të mësohet nëse do të konfirmohet apo do të përjashtohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Më herët Hajdarmataj akuzoi IMT-në për mosveprim ndaj një objekti që ishte konstatuar pa leje. Ndërkohë dokumentet zyrtare tregojnë se inspektorët jo vetëm që kanë reaguar, por kanë gjobitur subjektin që është konstatuar pa leje me 60,000,000 lekë.

Pas ushtrimit të kontrollit në subjekt, është konstatuar kundravajtja në tejkalim të lejes së marrë, duke sjellë kështu dhe gjobën prej 3 milionë lekësh. Më pas, sërish IMT, pasi ka konstatuar se nuk është respektuar pezullimi i punimeve, ka gjobitur subjektin me 57,803,400 lekë, duke e çuar në total mbi 60 milionë lekë shumën e dy gjobave të vendosura. 

Pas marrjes së gjobës së dytë, IMT ka shkuar më tej, duke marrë vendimin për prishjen e objektit të kundërligjshëm në të njëjtën ditë kur u vendos gjoba 57.8 milionë lekë.  Është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë e cila mori vendimin për pezullimin  e prishjes së ndërtimit pa leje si dhe të ekzekutimit të gjobave. Për këtë vendim, IMT është ankimuar në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Më shumë

spot_img
spot_img