Hapësire reklamuese

Bota

Nuk po përballon fluksin e kërkesa, AstraZeneca nis prodhimin e vaksinës Covid në shtetin aziatik

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_397284" align="alignnone" width=""]Ilustruese[/caption]

Duket se pamundësia për të furnizuar me vaksina të gjithë shtetet ka detyruar kompaninë farmaceutike, AstraZeneca që të gjej një tjetër vend prodhimi të vaksinës. 


AstraZeneca i ka dhënë 'OK' Japonisë që të nis prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i kabinetit të kryeministrit, Katsunobu Kato.

“Ne morëm një raport nga AstraZeneca, në të cilën na informuan se kompania synon të prodhojë mbi 90 milion doza brenda Japonisë”, njoftoi sekretari i kabinetit të kryeministrit të Japonisë, Katsunobu Kat.

Japonia ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë britanike për të marrë 120 milionë doza të vaksinës.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, 75 për qind e të gjitha vaksinave do të prodhohen në Japoni.

Kompania farmaceutike japoneze JCR me qendër në provincën perëndimore Hyogo pritet të jetë partneri i kompanisë AstraZeneca.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Japoni ka arritur në 378.274, përfshirë mbi 5.400 të vdekur.

Prodhuesi amerikane i barnave Pfizer gjithashtu ka aplikuar për miratimin e vaksinës së saj në Japoni

Sondazh

Poll