Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nuk po furnizohen me vaksinat e Covid-19, qeveria gjermane hap thesin dhe paguan te…  

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aefad99e9f760784074b94cfe5c06701

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka zbuluar se vendi është i hapur për importimin e vaksinave, Covid-19 nga Rusia dhe Kina, ndërsa qeveria kërkon të gjejë mënyra për të kapërcyer mungesën e dozave të vendit.

“Pavarësisht nga vendi në të cilin prodhohet një vaksinë, nëse ato janë të sigurta dhe efektive, ato mund të ndihmojnë në përballimin e pandemisë“, tha Spahn për Frankfurter Allgemeine Zeitung të Gjermanisë.

Komentet e ministrit gjerman erdhën përpara se Vladimir Chizhov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, të zbulonte se Moska jo vetëm që është e hapur për të shitur vaksinën e saj Sputnik V por gjithashtu do të ndajë informacione se si është bërë.

Duke folur për agjencinë e lajmeve RIA Novosti, Chizhov shpjegoi se Moska do t’u ofrojë të gjitha vendeve të interesuara një seri prove. Nëse ata e aprovojnë atë, mund të bëhet një marrëveshje për prodhimin në territorin e tyre.

“Para së gjithash, ne duhet të vaksinojmë popullsinë tonë. Sidoqoftë, ne jemi të gatshëm të ndajmë jo vetëm vaksinën e gatshme, por gjithashtu, shumë e rëndësishme, teknologjinë e prodhimit të saj.”

Formula e bërë nga Moska, Sputnik V është marrë tashmë nga një pjesë e vogël e vendeve, duke përfshirë Argjentinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hungaria.

Të premten, llogaria zyrtare në Tëitter që promovon vaksinën Sputnik V zbuloi se Fondi Rus i Investimeve Direkte, financuesit e qëllimit, do të jetë në gjendje të sigurojë BE me 100 milion doza në tremujorin e dytë të 2021.

Kjo do t’i nënshtrohet miratimit nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Më 11 gusht, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se vendi kishte regjistruar vaksinën e parë në botë Covid-19, Sputnik V. Prodhuar nga Instituti i Kërkimit Gamaleya i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img