Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

“Nuk po e bëj për politikë”, Berisha liston arsyet se pse Edi Rama është porositësi i sulmit ndaj tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët është ndalur te ngjarja e datës 6 Dhjetor, ku gjatë protestës së opozitës ai u sulmua nga 31-vjeçari Gert Shehu.

Kryetari i PD theksoi se akuzat e tij ndaj Ramës nuk janë për arsye politike dhe se të gjithë ata që mendojnë kështu e kanë gabim.

Berisha ka listuar një sërë arsyesh të cilat sipas tij tregojnë se porositësi është kryeministri Edi Rama.

“Arsyet se pse unë akuzoj direkt Edi Ramën. Si autor, porositës të këtij skenari. Nuk e akuzoj absolutisht Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike, jo. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon se akuzat e mija kanë këtë qëllim mashtron veten dhe asgjë më shumë.

Nuk e akuzoj Ramën për faktin se policia nuk mbrojti protestën, jo. Unë akuzoj Ramën se Gert Shehu është informator i Policisë Kriminale me emër mbiemër dhe emër kod dhe është përdorur nga Ardi Veliu. Ky informator është përdorur sipas dokumentave zyrtare për çmontimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për Xhematin e Xhamisë.

Së dyti, përpjekje e menjëhershme për të shfajsuar nga bara kriminelin dhe përhapja nga Rama e variantit të sëmurit psikik, dëshmon se Gert Shehu në anë të një hetimi të plotë është në mbrojtje të Edi Ramës.

Unë akuzoj Ramën si porositës së krimit se për pacientin e Edi Ramës dhe klientin e Ardi Veliu nuk egziston asnjë document shtetëror që fakton se Gert Shehu është i sëmurë, përkundrazi ekziston dokument zyrtar që e shpall atë ligjërisht, plotësisht të ndërgjegjshëm që e dënon për goditjen e një personi tjetër.

Çfarë e shtyn Ramën të shapllë Gert Shehun nga kriminel në të sëmurë psikik? Kjo merret me mend. I sëmuri i Edi Ramës dhe gjitoni deri pak para muajsh i Ardi Veliu është a aq i sëmurë sa kët vit ka rinovuar patentën, akt  që nuk i lëshohet të sëmurëve psikik. I sëmuri i Edi Ramës dhe klienti i Ardi Veliut është aq i sëmurë sa ka marrë kredi në bankë akt që nuk ndodh kurrë për një të sëmurë psikik”, tha ai.

 

Më shumë


spot_img









spot_img