Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Nuk përmbahet’ sociologu i njohur: Meshkujt shqiptarë mendojnë se janë të destinuar ta përdhunojnë femrën e tyre për të treguar që janë meshkuj

Shkruar nga Newsbomb
Sociologu Gezim Tushi

Sociologu i njohur Gëzim Tushi shprehet se meshkujt shqiptarë janë në fazën e primitives pasi mendojnë se mund ta dhunojnë apo dhe përdhunojnë femrën e tyre për të treguar që janë meshkuj.

I ftuar në RTV Ora, Tushi tha po ashtu se meshkujt shqiptarë mendojnë akoma se janë të fortë, meqë janë të fortë fizikisht, apo me iluzionin e tyre të gabuar që janë edhe seksualisht.

"Meshkujt e kësaj shoqërie vazhdojnë të kenë mentalitetin e tyre të korracuar maskilist. Kanë mentalitetin të jenë sundimtarë, të procedojnë me biologjinë e tyre. Meshkujt shqiptarë mendojnë akoma se janë të fortë, meqë janë të fortë fizikisht, apo me iluzionin e tyre të gabuar që janë edhe seksualisht. Mendojnë që ata janë të destinuar që ta dhunojnë, përdhunojnë dhe ta penetrojnë femrën e tyre për të treguar që janë meshkuj. Ky është primitiv. Kjo është një jetë e turpshme", u shpreh Gëzim Tushi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll