Hapësire reklamuese


Aktualitet

Nuk përmbahet 36-vjeçari, dhunon kunatin pasi i goditi motrën

Shkruar nga Newsbomb
Nuk përmbahet 36-vjeçari, dhunon kunatin pasi i goditi motrën

Një 45 vjeçar bashkë me kunatin e tij kanë përfunduar në pranga për dhunë në familje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet me dije se ishte 45-vjeçari, i cili fillimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39 vjeçe.

Më pas për t’i dalë në mbrojte të motrës, një 36-vjeçar ka dhunuar kunatin dhe më pas ky i fundit e ka denoncuar në polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 45 vjeç, banues në fshatin Cerrnicë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39 vjeçe.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, vëllai i 39-vjeçares, banues në fshatin Cerrnicë, pasi ka kallëzuar shtetasi L. M., se 36-vjeçari e ka dhunuar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, për 39-vjeçaren u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tropojës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese