Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Nuk përfilli masat e Covid në dasmë, merr gjobë të majme pronarja e restorantit në Shkodër

spot_img

Lajme të ngjashëm

0b167b450a8dce57a6b8a27e1b463eef

Pronarja e një restoranti në Shkodër ka marrë gjobë të majme pasi ka organizuar dasmë, në kundërshti me rregullat e Covid.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronares me iniciale A. Z. masën administrative 3.000.000 lekë si dhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit për një periudhë 6 muaj.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 3.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ishte organizuar një ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetases A. Z. masën administrative 3.000.000 lekë si dhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit për një periudhë 6 muaj.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Më shumë

spot_img