Deputeti socialist Fidel Ylli thotë se humbi nënën nga koronavirusi, pasi nuk pati mundësi që t’i bënte vaksinën.
Nëna e Yllit u nda nga jeta në muajin nëntor, kur jo vetëm Shqipëria por shumë shtete nuk kishin arritur të siguronin asnjë dozë të vaksinave anti-Covid.
Në një takim në fshatin Bërxullë, ai tha se tashmë po mundësohet vaksinimi i nënave dhe pensionistëve të tjerë.
“Partia Socialiste program të saj ka vazhdimin e reformave dhe nuk kemi as kohë për të humbur, as për pushim. Në muajin nëntor pata dhe unë një fatkeqësi në shtëpi. Humba nënën time. Nuk pata mundësi t’i bëja vaksinën. Tashmë po iu japim mundësi nënave dhe pensionistëve të tjerë që të kenë jetë akoma më të gjatë, sepse jeta është e para,” deklaroi deputeti socialist.