Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Nuk pagoi paratë për dy makinat luksoze, ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës sërish në telashe, mashtroi pronarin dhe u nis për Dubai

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Biznesmeni dhe ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Sylo u pretendua se bleu dy makina më 7 Prill të vitit 2021, në autosallonin “Matrix” në Prishtinë. Vlera e parave që Syla duhej t’u paguante pronarit të autosallonit ishte 50 mijë euro.

Sipas Klan Kosova, vetëm dy ditë më vonë, veturat u rishiten te një auto sallon tjetër “Ylli”, për 31 mijë euro, para të cilat Fisnik Syla i mori dhe u largua për në Dubai.

albsig

spring

Në dokumentet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila kishte nisur hetimet për rastin, më 24 dhjetor të vitit 2021, pas kallëzimit penal që pronarët e “Matrix” bënë në këtë gjykatë më 21 qershor të vitit 2021 thuhet se veturat tip “Audi A6” 4G, prodhimi i 2014 dhe 2015, iu dhanë në mirëbesim Fisnik Sylës.

Ata ja dhanë për t’i testuar për një kohë të shkurtër, e më pas, pasi të bëhej bartja e pronës, Syla duhej t’ua paguante atyre 50 mijë euro.

Kallëzimi erdhi pas shumë përpjekjeve për t’i kthyer paratë e tyre e dokumentet bankare të falsifikuara që Fisnik Syla ua dërgonte pronarëve të “Matriksit” për t’i bindur se gjoja po bënte pagesa, e po ashtu të njëjtat ia dërgonte edhe pronarit të “Yllit”, i cili po përpiqej që automjetet e blera t’i kthente në pronësi të tij.

Por historia e kurthua edhe më shumë, kur si pasojë që Fisnik Syla nuk po i paguante paratë për veturat e huaja që i shiti, Policia e Kosovës i sekuestroi të dyja nga pronari i ri, i cili pagoi 31 mijë euro për veturat që nuk po mund t’i përkthente.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img