Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk ndryshon qëndrim gjyqtari, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon ta lirojë nga qelia babain e Arbër Çekajt

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ndryshon qëndrim gjyqtari, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon ta

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për Selim Çekën, babain e Arbër Çekajt.

Gjyqtari, Dhimitër Lara, nuk mori parasysh kërkesën e Çekajt për zbutje të masës së sigurisë.

Selim Çekaj prej javësh ndodhet në spital. Në seancën e mëparshme avokati i tij Maksim Haxhia kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara nga vendimi për ndryshimin e masës, pasi pretendon se i njëjti gjyqtar ka gjykuar të birin, Arbër Çekaj.

Pavarësisht kërkesës, Lara nuk u tërhoq por vazhdoi seancën. Në këto kushte avokati Haxhia doli nga salla dhe në një prononcim për mediat e akuzoi gjyqtarin se është pozicionuar kundër familjes Çeka.

Kujtojmë se Selim Cekaj është pronar i kompanisë së bananeve “Ecoalmax” në kontenierin e së cilës u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori, vend nga ku ishte nisur dhe ngarkesa me banane.

72-vjeçari Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë. Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane. E njëjta skemë është ndjekur dhe këtë herë nga babai i tij, Selim Çekaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll