Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

Nuk ndodh shpesh/ Kim Jong-un i kërkon falje Koresë së Jugut (Zbulohet arsyeja)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i ka ofruar falje popullit të Koresë së Jugut për vrasjen e një bashkëqytetari nga ushtria, më herët këtë javë.

Në një njoftim zyrtar dërguar në Jug, Veriu përcolli mesazhin e Kim se ai ndjehet “shumë i keqardhur” për “zhgënjimin” e madh të Presidentit Moon Jae-in dhe koreanëve të tjerë të Jugut për ngjarjen “jo të mirë” që ndodhi në ujërat e saj.

Veriu tha se njeriu “i paidentifikuar”, i cili kaloi kufirin detar perëndimor pa autorizim, nuk iu përgjigj sinqerisht kontrolleve të sigurisë në bord.

Ata më pas qëlluan më shumë se 10 herë me armë në distancën 40-50 metra nën rregullat përkatëse të angazhimit për sigurinë kufitare detare, sipas rrëfimit të Veriut.

Pas gjuajtjeve, ata kontrolluan materialin lundrues, por gjetën vetëm gjak, jo trupin e tij, pretendoi Veriu.

Ata e dogjën materialin në përputhje me udhëzimet e emergjencës shtetërore për parandalimin e COVID-19, shtoi ai.

Veriu gjithashtu tha se udhëheqja e tij mendon se “ajo që nuk duhet të ndodhë ka ndodhur” dhe udhëzoi trupat të krijojnë një sistem për të regjistruar të gjithë procesin e aktiviteteve të sigurisë kufitare detare në mënyrë që të mos shkaktojë “gabime të vogla ose keqkuptime të mëdha” gjatë një goditje të tillë.

Veriu gjithashtu shprehu keqardhje për njoftimin “e njëanshëm” të ushtrisë koreano-jugore lidhur me incidentin një ditë më parë.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Jugut thanë një ditë më parë se Veriu i kishte vënë flakën trupit të tij.

Ndërkohë, Moon dhe Kim kanë shkëmbyer kohët e fundit letra personale, shtoi Suh.

Një zyrtar i Cheong Wa Dae u tha gazetarëve më vonë se letrat iu dorëzuan njëri-tjetrit “brenda një muaji të kaluar”. Ai nuk dha hollësira.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img