Mesa duket tërmetet nuk do të ndalen këtë verë. Pas goditjes së fortë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter të dy ditë më parë, lëkundjet vijojnë ende.
Vatra në Bulqizë është ende aktive dhe orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar të tjera lëkundje. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja e fundit është regjistruar rreth orës 03:24 të mëngjeist të sotëm me magnitudë 2.4 ballë.
Ndërsa epiqendra është regjistruar 9 km në veri të Bulqizës.
Tërmeti i dy ditëve më parë shkaktoi një sërë dëmesh materiale në zonën e Dibrës.