Hapësire reklamuese

Politikë

"Nuk na jep njeri mikrofonin", mësuesja nga Lezha "përplaset" me Floriana Garon, ndërhyn Berisha

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk na jep njeri mikrofonin", mësuesja nga Lezha
Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për gjendjen e sistemit arsimor. Ai ka zhvilluar një takim këtë pasdite me ekspertë të arsimit dhe mësues nga gjithë vendi, të cilët i kanë shprehur shqetësimet që kanë në punë. Gjatë bashkëbisedimit, një mësuese nga Lezha është "përplasur" me Floriana Garon, pasi ka thënë se nuk u jepte njeri fjalën, ndaj dhe mikrofonin e mori "me forcë". Për të zbutur disi debatin ndërhyri vetë Sali Berisha.

Më poshtë, "përplasja" mes mësueses nga Lezha dhe Garos:

Donika Haxhiaj: Jo në mungesë respekti por desha  të them diçka se desha të ja marr mikrofonin në formë pak të dukshme jo ashtu kot. Ne mësuesit, ne të bazës, ne që bëjmë 24 orë mësimi në javë,ne që gjithë pasditen korrigjojmë detyrat nuk na i jep njeri mikrofonin, duhet ta marrim. Floriana Garo: Më falni nëse mund të perezantoheni. Donika Haxhiaj: Jam Donika Haxhiaj dhe vij nga Lezha Floriana Garo: Kjo nuk është e vërtetë, mikrofoni po kërkohet dhe jepet sipas radhës që po kërkohet. *Ndërhyn Sali Berisha:  Florjana e ka në mënyrë figurative Floriana Garo: Shumë mirë që e morët fjalën, po kështu i bie që e morën të gjithë...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.