Hapësire reklamuese

Bota

Nuk mundi të braktiste dot stafin e tij, ish-ushtari britanik arrestohet nga talebanët teksa po përpiqej të shpëtonte 400 afganë

Shkruar nga Newsbomb
Nuk mundi të braktiste dot stafin e tij, ish-ushtari britanik arrestohet

Një ish-ushtar britanik është arrestuar nga talebanët teksa po përpiqej që të evakuonte 400 afganë.

Mediat e huaja bëjnë me dje se Ben Slater, 37 vjeç, u arrestua këtë të enjte dhe u mor në pyetje për 50 anëtarët e punonjësve të tij, ku shumica e të cilësve ishin gra dhe kishin qëndruar në dhomat e hoteleve pranë një pike kufitare.

Ish-anëtari i Policië Ushtarake Mbretërore ishte përpjekur që të avakuonte stafin e tij në pikën kufitare më të afërt pasi nuk arriti që të siguronte vende për ta dhe familjet e tyre në transportin ajror britanik nga Kabuli.

Menjëherë pasi mbaroi marrja në pyetje Slater u lirua dhe iu komunikua se mund të kalonte kufirin vetëm me një asistent, ndërsa pjesa tjetër e stafit të tij duhet të qëndrojë në Afganistan.

Në një deklaratë për mediat vendase Slater tha se do të përpiqet që të sigurojë viza për stafin e tij nga Britania e Madhe, teksa i bëri thirrje Zyrës së Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit të ndihmojë në nxjerrjen e tyre nga Afganistani.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.