Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Nuk mund të sulmosh selinë me trafikantë droge”, PD i përgjigjet Berishës: Akt tipik i një celule ilegale, më i shëmtuari në 31 vite ekzistencë të partisë

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk mund të sulmosh selinë me trafikantë droge”, PD

Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare për incidentin që ndodhi paraditen e sotme në selinë blu, ku mbështetës të Sali Berishës shkallmuan derën brenda selisë.

PD akuzon Sali Berishën se dërgoi në selinë e partisë bosë të krimit të organizuar me në krye Fatjon Dautin, teksa e quan veprimin e ish-kryeministrit si një akt tipik të një celule ilegale. Sipas PD, Berisha ka zgjehdur të shkelë mbi interesin e çdo demokrati, por nuk do të lejohet, pasi delegatët e Kuvendit Kombëtar e mmorën vendimin e tyre duke zgjedhur të ardhmen.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Sjellja nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike e bosëve të krimit të organizuar, me në krye Fatjon Dautin, është akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31 vite të ekzistencës së PD. Selia e demokratëve nuk mund të sulmohet me trafikantë droge. Kjo parti s’ka asnjë lidhje me trafikantët e drogës, as me bosët e krimit të organizuar. Përpjekjet për të zëvendësuar institucionet e partisë me aktet e dhunës së bosëve ndërkombëtarë të krimit të organizuar, janë akte tipike të një celule ilegale. Institucionet e partisë kanë marrë vendimet e tyre, duke vendosur përfundimisht të zgjedhin të ardhmen, interesin e demokratëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. 

Fyerja e pashembullt nga Sali Berisha drejtuar 5004 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD, shumicës dërrmuese të këtij organi, duke i etiketuar si socialistë, ekstremistë të majtë, enveristë të thekur, është shprehja më e qartë që Sali Berisha ka zgjedhur të shkelë mbi çdo demokrat që i shërben interesit të demokratëve, interesit të PD dhe jo interesit personal të tij. Është fakt që shumica dërrmuese e Kryesisë së Partisë, e Këshillit Kombëtar dhe e Kuvendit Kombëtar, kanë zgjedhur të ardhmen dhe interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar bunkerizimin e PD për hallet personale të askujt.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll