Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk mund të mungonim”, zv.kryeministri maqedonas: Ballkani i Hapur, rruga e duhur! Në dhjetor në Tiranë deklarojmë disa fitore

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk mund të mungonim”, zv.kryeministri maqedonas: Ballkani i

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov e ka cilësuar nismën Ballkani i Hapur si rrugën e duhur për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe një shtysë për integrimin në Bashkimin Europian.

Ai ka thënë se takimi i radhës në Tiranë duhet të konkretizohet me disa marrëveshje, të cilat tha ai, do ta bëjnë këtë nismë më tërheqëse për vendet e tjera të rajonit që kanë refuzuar të jenë pjesë e saj.

Pjesë nga fjala e Dimitrov:

Bashkëpunimi rajonal është një zgjedhje e zgjuar, zgjedhja e duhur dhe zgjedhja europiane. Mendoj që nuk ka më dyshim kur përballesh me krijimin e problemeve dhe nga ana tjetër ke mundësi të krijosh zgjidhje dhe një mundësi më të mirë. Ju falenderoj për mikpritjen e ngrohtë në kushtet e fazës aktuale politike në Maqedoninë e Veriut. Gjendemi në një situatë mjaft komplekse, por kjo nismë është shumë e rëndësishme ndaj nuk mund t’ia lejojmë vetes të mungojmë. I vetmi vizion afatgjatë është ai ku kufijtë janë më pak të rëndësishëm, apo nuk kanë asnjë rëndësi. Një nga etërit themelues të BE-së, Schuman, vizioni i tij prezantoi fakte specifike që kishin solidaritetin si themel. Kjo nismë synon saktësisht këtë gjë, të ndërtojë solidaritet duke u zhvilluar. Një treg i lirë, tranzicion drejt ekonomisë së gjelbër. BERZH thotë se PBB-ja do të rritet me 10% në secilin prej vendeve, krahasuar me çfarë ishte para pandemisë.

Sa më mirë ne të bashkëpunojmë në rajon, aq më shumë mund t’i bindim se jemi një rajon që nuk krijon probleme, por ofron zgjidhje. Kjo ka qenë përvoja ime e parë kur takova përfaqësues të suksesshëm të tre vendeve. Për mua ishte mjaft informuese për shembull, një kompani maqedonase që importon nga Serbia dhe më pas eksporton në Serbi, humbet të paktën 3 javë për të marrë një certifikatë fito-sanitare. Për rrjedhojë mendoj se kemi hartuar një plan mjaft specifik. Kemi dëshmuar vullnet politik për ta bërë këtë. Ajo që na mungon është fokusi te takimi. Në takimin tonë në fund të dhjetorit në Tiranë, duam të deklarojmë një sërë fitoresh. Sa më shumë fitore arrijmë së bashku, aq më tërheqëse do të bëhet nisma për vendet e rajonit tonë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.