Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Nuk mund të martohem dhe të kem fëmijë”, këngëtarja trondit me deklaratat e saj: Qaj çdo ditë, kam pirë ilaçe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Britney Spears ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka rrëfyer në një seancë plenare në lidhje me kujdestarinë e babait të saj të urdhëruar nga gjykata. Ajo ka kërkuar që dëshira e saj më e madhe është që kujdestaria të marrë fund njëherë e mirë.

Këngëtarja ka treguar se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Teksa ka shtuar se nuk ka folur ansjëherë për këtë çështje në publik, pasi askush nuk do e besonte.

 “Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur… nuk jam mirë. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam e nevrikosur. Është çmenduri dhe jam në depresion. Qaj çdo ditë”, është shprehur Britney.

Gjatë dëshmisë së saj, Birtney ka treguar se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

“Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Kam një IUD* (Pajisje që ndalon shtatzëninë  pajisje kontraceptive intrauterine) brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Do doja ta hiqja në mënyrë që të kem një fëmijë tjetër, por kjo e quajtur ‘skuadër’ nuk më lejon të shkoj te mjeku sepse nuk duan që unë të kem fëmijë të tjerë. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive”, është shprehur Britney.

Këngëtarja i ka kërkuar gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Jamie Spears u caktua si bashkëkujdestar i saj në vitin 2008 së bashku me Andreë M. Ëallet, i cili dha dorëheqjen në vitin 2019-të. Po atë vit Jamie hoqi dorë përkohësisht, por ai vazhdon ende të jetë kujdestar i pasurisë së saj.

Gjithashtu ajo ka treguar se ka punuar shpesh kundër dëshirës së saj.

“Kam punuar 7 ditë të javës, pa asnjë ditë pushim.  Të bësh dikë të punoj jashtë dëshirës, t’i marrësh gjithë pasurinë, kartat e kreditit, pasaportën e telefonit dhe t’i vendosësh në një shtëpi ku punojnë me njerëz që jetojnë me ta. Të gjithë ata punonin në të njëjtën shtëpi me mua, infermieret, siguria 24-7”, ka thënë Britney.

Ndër të tjera ,  Britney ka zbuluar se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

“Në thelb kjo kujdestari po më sjell më shumë dëme sesa dobi. Unë meritoj të kem një jetë. Kam punuar gjithë jetën time, duke kërkuar që kjo të mbaronte. Ndihem e zënë ngushtë, e ngacmuar, e lënë jashtë” tha ajo ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img