Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk mund të ketë PD me imazhin e Jemin Gjanës”, Bujar Nishani flet hapur: Zgjedhjet e 2021-shit ikën, të mendojmë për ato të 2025-ës

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk mund të ketë PD me imazhin e Jemin Gjanës”,

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, deklaroi mbrëmjen e sotme se Partia Demokratike nuk mund të jetë në vitin 2021 me imazhin e Jemin Gjanës, siç e ka kthyer Lulzim Basha.

Ai foli hapur edhe për kontestimin e zgjedhjeve nga PD, ku tha se zgjedhjet e këtij viti ikën, ndaj Pd duhet të fokusohet te zgjedhjet e vitit 2025, ku Pd duhet të ndryshojë strukturën dhe lidershipin.

“Në 2021-in PD nuk mund të ketë më imazhin e Jemin Gjanës. A do të shkojë në 2025-ën kjo parti em imazhin e Jeminit? Unë menodj se jo. Shqetësimi im është se 25 prilli kishte krijuar një pritshmëri të madhe për një ndryshim, për të cilin edhe unë isha i etur, por rezultoi një dështim politik që ka nevojë për reflektim. Zgjodhja do të mbetet prapë te PD, s’mund ta kërkojmë zgjedhjen e PD jashtë Partisë Demokratike. Nuk mund të shkojmë në zgjedhjet e 2025-ës, se 2021-shi iku, me strukturën, vizionin, lidershipin që ka sot me qytetarin shqiptar”, tha Nishani.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll