Hapësire reklamuese


Politikë

"Nuk mund të jemi kundër emigrantëve tanë", Grida Duma mund të votojë Amnistinë Fiskale, por ka një kusht

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk mund të jemi kundër emigrantëve tanë", Grida

Deputetja demokrate Grida Duma është shprehur se mund të votojë nismën e qeverisë për Amnistinë Fiskale. Nëse është për fëmijët e shqiptarëve, tha ajo, mund t'i bashkohet votave të socialistëve, por kjo nuk është e specifikuar.

Sipas Grida Dumës, qëllimi i nismës së propozuar nga Edi Rama nuk bëhet për emigrantët por për të ashtuquajturit investitorë strategjikë. Ky është "kushti" i saj, pasi theksoi se edhe ndërkombëtar janë kundër kësaj nisme.

"Ne kemi takime të shpeshta me ndërkombëtarët, shqetësimet e tyre na i kanë bërë të ditura, që amnistia fiskale është në dëmtim të Shqipërisë, në rrugën e integrimit dhe për vendin. Kjo është ajo që na kanë prezantuar. Ne duhet të na paraqitet ky draft i famshëm, të cilin FMN-ja e ka kthyer mbrapsht duke thënë se ajo që na është paraqitur ka probleme të mëdha.

Në dijeninë time, këto janë biseda në korridore, i është kërkuar qeverisë që të ripërcaktojë termat e referencës për amnistinë.

Në qoftë se e ka vërtetë për paratë e emigrantëve të cilat duhet të investohen në Shqipëri, sepse ata që kanë punuar në punë të zezë, nuk kanë pasur mundësi t’i legalizojnë në vendin e tyre, ne nuk mund të jemi kundër emigrantëve tanë. Por drafti nuk është për ata, është për pika të errëta të investitorëve strategjik.

Në qoftë se bëhet fjalë për fëmijët e shqiptarëve duhet ta shikojmë në letër këtë gjë. Sipas FMN-së nuk është kështu. Në korridoret e politikës flitet se është kthyer drafti mbrapsht. Nuk kemi shkuar ndonjëherë të votojmë një gjë kur e dimë që Amerika dhe Evropa thonë “stop”, besoj se jemi forca që duhet të mbajmë linjën që mbron rrugëtimin evropian të Shqipërisë", u shpreh Grida Duma në Klan News.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese