Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

“Nuk mund të fshihet memoria kombëtare”, aktorja Margarita Xhepa kundër ndalimit të filmave të diktaturës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktorja Margarita Xhepa është shprehur kundër projektligjit për ndalimin e filmave të periudhës komuniste.

Aktorja e madhe shqiptare, gjatë një vizite në biznesin e sipërmarrësit Gjergj Luca, djali aktorit të mirënjohur Ndrek Luca, shprehet se një projektligj i tillë do të fshinte memorien kombëtare të kinematografisë.

“Po më shpjegon se si është projektuar një projektligj për të fshirë të gjithë memorien kombëtare të teatrit, kinematografisë, të shpirtit të Shqipërisë. Dhe unë po ju pyes miq, a mund të shuhet kjo memorie kombëtare? A mundet të harrohen këta njerëz?”, thotë ndër të tjera sipërmarrësi Luca.

Projekligji në fjalë është depozituar nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj si pjesë e “dekomunistizimit” të Shqipërisë.

Një nen i këtij projektligji parashikon ndalimin e filmave të periudhës komuniste dhe çdo vepre fizike apo jo që përmban simbole të diktaturës.

 

Lexo edhe: PD kërkon ndalimin me ligj të filmave të diktaturës, shembjen e lapidarëve me simbole komuniste

Më shumë




spot_img






spot_img