Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

“Nuk mund t i mbajmë shtetet duke pritur me dekada”, Sassoli: BE të rishikojë qasjen e anëtarësimit të Ballkanit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli tha se BE duhet të rishikojë procesin e antarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, Sassoli tha se stabiliteti i  BE-së është duke u sfiduar përveç nga pandemia e COVID-19 po ashtu edhe nga rreziqe të tjera, siç janë lajmet e rreme si dhe propaganda që vjen nga jashtë.

Ndërsa sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, Sassoli tha se BE-ja duhet të rishikojë sa më parë qasjen e anëtarësimit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e historisë sonë dhe ne ndajmë me ta një identitet të përbashkët. Për këtë arsye ne duhet të jemi të gatshëm që të angazhohemi për procesin e anëtarësimit sepse ne duhet që ta rishikojmë këtë proces ne nuk mund të mbajmë shtetet dhe opinionin publik duke pritur me dekada. Ata duan që t’i bashkohen familjes sonë evropiane”, tha Sassoli.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk duhet që të vonohet në procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, shtete të tjera mund të rrisin ndikimin në këtë rajon.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img