Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
4.1kmh
20 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nuk mori dot asnjë mandat, LSI ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Vlorë: Të shpallen të pavlefshme dhe të ripërsëriten! (Edhe në Korçë)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Socialiste për Integrim ankimon në KQZ rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për qarqet Vlorë dhe Korçë dhe kërkon që të shpallen të pavlefshme. Në pikën e dytë të kërkesës, LSI kërkon gjithashtu, ripërsëritje të zgjedhjeve.

Partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi pretendon për disa shkelje të renditura në akimimin e saj, ndërsa arsyeja kryesore është vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, për ndalimin e emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Nëse këta shtetas vinin ditën e zgjedhjeve, duhet të vetëkarantinoheshin 2 javë.

“Statistikat e pjesëmarrjes, referuar faqes zyrtare on line të KQZ-së, janë tregues mjaft i qartë se përse Urdhëri i Ministrit të Shëndetësisë më datë 19.04.2021, ka pasur qëllim të godasë politikisht drejtpërdrejt subjektin zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim,” thuhet ndër të tjera në dokumentin e LSI për Vlorën.

Për të njëjtën arsye si Vlora, kjo forcë politike kërkon që dhe në qarkun e Korçës të shpallen të pavlefshme zgjedhjet dhe të bëhet ripërsëritja e zgjedhjeve. Më herët, LSI ka ankimuar rezultatin për qarqet Gjirokastër, Durrës dhe Berat.

LSI ANKIMIMI VLORE by Newsbomb Albania on Scribd

LSI ANKIMIM KORCE by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img