Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nuk mori asnjë urim si kryetar i PD, Sali Berisha: Nuk mbaj mend ta kenë bërë as më përpara ambasadorët!

Shkruar nga Newsbomb
Nuk mori asnjë urim si kryetar i PD, Sali Berisha: Nuk mbaj mend ta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë sot një deklaratë për mediat, nga selia blu. AI është pyetur nga gazetarët për faktin se nuk ka marrë asnjë urim nga diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë, pas zgjedhjes si kryetar i PD.

"Asnjë lloj veçantie. Nuk mbaj mend kur jam zgjedh herë të tjera, të kem patur ambasadorë që të më kenë uruar. Mundet por unë në memorien time nuk mbaj mend ndonjëherë ndonjë gjë të tillë", u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri paralajmëroi Edi Ramën se do të përballet me rezistencë mbarëkombetare nëse nuk lejon që shqiptarët e diasporës do të pengohen të votojnë. Sipas tij, kjo është një përpjekje antidemokratike dhe antishqiptare.

"Mos të luajë me të drejtën dhe lirinë e shqiptarëve në të katër anët e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës, për kandidatët e zonave të tyre të origjinës. Sot, teknologjia online  bën këtë 100% të mundshme.

Çdo përpjekje është e mirëfilltë antidemokratike, një fyerje e madhe që u bëhet emigrantëve dhe diasporës. Do të hasë kjo në një rezistencë mbarë kombëtare", u shpreh ai për mediat. Berisha komentoi dhe mbledhjen që do të mbajnë Partitë Popullore Europiane për situatën në PD.

"Partia Popullore Europiane siç e keni marrë vesh ju për momentin mban një qëndrim neutral, por zëri ynë do të jetë i pranishëm", u shpreh Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe së fundmi i zgjedhur nga demokratët si kryetar i PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll