Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Nuk mori asnjë mandat, Astrit Patozi njeh rezultatin: Koha do të na vijë shumë shpejt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për herë të parë pas rezulatit të zgjedhjeve, ku forca politike që ai drejton nuk arriti të marrë më tepër se 10 mijë vota dhe asnjë mandat deputeti.

Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Patozi nuk shpreh kundërshti për rezultatin, por kritikon fushatën për “jetë a vdekje” të polarizuar në ekstrem nga forcat e mëdha politike.

Patozi falenderon të gjithë mbështetësit dhe thotë se ideja e Bindjes Demokratike për “një Shqipëri normale” do të vijë një ditë.

Shkrimi i plotë i Patozit:

MIRENJOHJE DHE RESPEKT PËR TË GJITHË ATA, QË PËRFAQËSUAN DHE VOTUAN BINDJEN DEMOKRATIKE

Populli nuk gabon asnjëherë, kur voton. Kjo aksiomë vlen për të gjitha zgjedhjet. Dhe asgjë nuk mund ta justifikojë mosarritjen e objektivit për një forcë politike, pavarësisht rrethanave.

Zgjedhjet e 25 prillit u shenjuan nga thirrjet dhe hakërrimat për revansh, të cilat me sa duket e zbehën peshën e çdo zëri të arsyeshëm, duke e paracaktuar rezultatin.

Kur dëgjuan kushtrimin për rrëmbime cfurqesh dhe sopatash, shqiptarët, me sa duket, menduan si gjënë e parë të ruanin kokën, ndaj edhe i ranë shkurt. Zgjodhën të mos ndëshkojnë ata, që kishin qeverisur keq, por më shumë ata që premtonin se do t’ua bënin si në Elbasan atyre që nuk u bindeshin. Dhe ndoshta, jo për meritë të tyre, fituan ata që i frikësonin më pak, ose më mirë ata që mund t’i ruanin nga ata të tjerët.

Kur zgjohen instiktet e mbijetesës është luks të kërkosh që njerëzit të vënë në punë logjikën dhe ta mendojnë veten apo familjen e tyre në kushte normaliteti. Është njësoj si t’i kërkosh një ushtari në front se duhet të bëjë dush dy herë në ditë dhe duhet ta mbajë të hekurosur uniformën.

Polarizimi i qëllimshëm i fushatës e ndau si me thikë shoqërinë në bardhë e zi dhe nuk pati më vend për ngjyra të tjera. Kaq e thjeshtë është ajo që ndodhi.

Por ky lexim, natyrisht, që nuk ka lidhje me përgjegjësitë tona si parti garuse në këto zgjedhje, të cilat natyrisht do t’i mbajmë pa dilemën më të vogël.

Duke falenderuar me gjithë zemër të gjithë ata, që na u bashkuan në rrugëtimin tonë të bukur politik dhe sidomos ata, që na votuan në mes të një fushate agresive dhe ekstremiste, jam po aq i bindur sa edhe ditën e parë se Shqipëria ka nevojë uluritëse për reforma të thella politike.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img