Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Nuk morën pjesë në mësim online, rreth 2600 fëmijë rikthehen sot në bankat e shkollës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

60def6ce31a1a86199ed71aa6723d6c1

Ditën e sotme rikthehen në bankat e shkollës rreth 2600 fëmijë të cilët gjatë periudhës së karantinës nuk kanë mundur që ta ndjekin mësimin online.

Mësimi nga 31 gushti deri në 11 shtator do të shërbejë vetëm për ata fëmijë që nuk kanë mundur dot të bëjnë mësim online dhe vlen vetëm për ata të klasave 1-5 (cikli fillor). 

Fëmijët që nuk kanë mundur ta ndjekin mësimin online janë kryesisht të shtresave në nevojë.

“Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020. Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020”, ka qenë ky njoftimi i mëparshëm nga ministria e Arsimit.

Më shumë

spot_img
spot_img