Ka qenë një deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani nga vendi ku qendronte i ulur në Kuvend, ajo që ka bërë kryeministrin Edi Rama të shpërthejë në të qeshura në foltoren ku po mbante fjalimin.
Kryeministri Rama ka ironizuar më pas me Dogjanin për shprehjen e përdorur. “Nuk merr vesh nga policia! Çfarë shprehje. Përfytyro të kundërtën, nga çfarë merr vesh, nga policia” ka thënë Rama, ndërsa vijonte të qeshte në foltoren e Kuvendit.
Rama u është përgjigjur gjithashtu akuzave të opozitës lidhur me shpenzimet e tij për udhëtimet jasht vendit.