Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Nuk mbarojnë mesazhet e Andi Bejtjas kundër Nanos, këtë radhë përfshin edhe Nard Kokën: Qenke budalla vlla, ky i djeshmi ishte Nano Oligark (Debati)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7ac189fb019f6a8848d66b0f3948006b

Intervista e ish-kryeministrit Fatos Nano mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ka ngjallur reagime të shumta.

Analisti Andi Bejtja, pas postimit të parë mëngjesin e sotëm ku shkruante se intervista e Nanos bëri që shqiptarët të zënë radhën në 25 prill për të votuar Partinë Demokratike, ka reaguar sërish, këtë herë dukë përfshirë edhe Nard Kokën, dikur mik i afërt me Nanon.

Ai shkruan se ka qenë pikërisht Nard Koka që i ka thënë se Nano i djeshëm ishte oligark dhe jo politikani që ka qenë më parë, pasi asnjë oligark nuk kritikon qeverinë.

Postimi i plotë:

ZHGENJIMI NGA FATOS NANO I FUNDIT

Dje, shume njerez u zhgenjyen, nga Fatos Nano dhe shume nga ata qe e kane dashur dhe madje e kane adhuruar dikur….E kemi dashur per tolerancen, per faktin qe ndante pushtet dhe pergjegjesi, per faktin qe doli nga burgu dhe nuk u hakmorr…etj etj..

Nga ana tjeter, shumica nga qe e kemi dashur, nuk u zhgenjyem se lavderoi Ramen qe e e shante dikur, qe anatemoi Berishen apo Meten, nuk priste asnjeri te thoshte as votoni opoziten….Mund te bente dhe thirrje me hapur votoni Partine Socialsite….Nuk do te kishte asgje te keqe….

Thjesht prisnim te shikonim nje politikan qe e la steken shume lart kur la politiken ne moshen 53 vjecare …..ideale do ishte te kishim nje refleksion mbi palet, nje refleksion per gjithe 30 vjecarin e tranzicionit me gabimet e vijat e shtremberta te kujdo….

Ne keto biseda sot, pikerisht duke shprehur dhe kete zhgenjim, pergjigjen ma dha nje nga miqte e tij me te afert dikur Leonard Koka:

“O ti qeke budalla o te keqen vllai, ti mban mend Nanon politikan, ky i djeshmi ishte Nano oligark…..a ke pare ndonje oligark te kritikoje qeverine, a qofte dhe ndonje Minister apo Kryetar Bashkie”….

boh , ndoshta ke te drejte i thashe

LEXO EDHE: Andi Bejtja: Me ato që tha Fatos Nano, bëri që shqiptarët të zënë radhën në 25 prill, në pikë të sabahut, për të votuar PD-në

Më shumë

spot_img
spot_img