Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
54 %
5.1kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Nuk mbanin maskën, dënohen 619 qytetarë, mes tyre dhe Monika Kryemadhi, 9 shoqërohen në komisariat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c7ddcb742b6434bc21dacd473eedebd6

Policia e Shtetit vijon të ndëshkojë qytetarët që nuk zbatojnë masat e vendosura me qëllim parandalimin e koronavirusit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur me masën administrative 3.000 lekë secili, 619 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ndëshkuar sot, pasi gjatë takimit të saj me qytetarët në Durrës nuk mbante maskën.

Njoftimi i policisë:

Lëviznin pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 619 qytetarë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 619 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img