Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Nuk mbajti kurrë maskë, infektohet publicisti i njohur Ramazan Çeka, COVID-in e “përshëndet” me një poezi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c2dab0deb9f18bc5b17e6856dbb5d298

Publicisti i njohur shkodran Ramazan Çeka është infektuar me koronavirus. Lajmin e bën vetë ai të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se fillimisht e ka shpërfillur koronavirusin, duke mos e mbajtur maskën.

Ai thotë se COVID-19 është thjesht një gjendje gripale që kërkon vigjilencë vetjake dhe në momentin që të kap duhet të kujdesesh sa më shumë për të forcuar imunitetin dhe anën psikologjike.

Publicisti i ka kushtuar edhe një poezi koronavirusit, ku mes vargjesh falenderon edhe mjekët që i kanë qëndruar pranë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq të zemrës e të jetës!

   Ju falenderoj përzemërsisht e ju shpreh mirënjohje të thellë emër për emër për urimet tuaja me fjalë të ngrohta, prej të cilave, më besoni, unë gjeta edhe shërim.

   Sado që u perpoqa t’a shpërfill duke mos i dhënë rëndësi, si duket KORONA më paska pa tuj kalu trotuarit e më qenka vu mbrapa me maskë në dorë…sepse kurrë s’e mbajta një të tillë.

   Për tej së qeshurave…për t’a kuptuar të vërtetën e kësaj pandemie, pse jo edhe për t’a mposhtur frikën e prezencës së saj, qënka e pashmangshme e ndoshta edhe e nevojshme ta prekim atë edhe fizikisht.

   Me këtë rast po kuptoj se Covid -19 është thjeshtë një gjendje gripale që kërkon vigjilencë vetjake.

   Në momentin që shfaqet, lind nevoja të kujdesemi me së shumti për të forcuar imunitetin dhe anën psikologjike, në mënyrë që ta fitojmë sa më lehtë betejën me të.

   Dhe një herë përzemërsisht faleminderit!

   Shëndet e mirësi paçi gjithmonë në jetën dhe familjet tuaja.

O Kovid o faqezi,

Që përballesh me mjeksi,

Sidomos mjeksinë shkodrane,

Që ta hup ty faren tande.

Ça kujton ti mor debil?

Ça kujton ti mor kopil?

S’je ma i zoti se mjeksia.

Të mallkoftë ty Perendia!

Sot mjeksia tregoi veten,

Tuj ja mbrojt njerzimit jeten.

Me Kovidin ballë për ballë,

O mjeksi të qoftë hallall.

A nuk janë mjekët heroj?

A nuk janë mjekët dragoj?

Që përballen me armikun,

Që përballen me rrezikun.

Edhe mu n’kët fillim viti,

Më sulmoj ashpër Kovidi.

N’jeten time ka merita,

Doktoreshë Lindita Dibra.

Nuk gjej fjalë falenderimi,

Nuk po gjej m’nyra nderimi,

Por kjo mjeke them t’vërteten,

Me aftsi ma shpëtoj jeten.

N’vështirsi pranë m’u gjeten,

Me kujdes si për vetveten

Kurr’ mjeksisë s’i jepet haku,

Je artist Melvid Murçaku.

Infermier i mrekullushëm,

Me aftsi, i pa përtushëm.

Dora tij e lehtë si bletë,

Ka shpëtuar qindra jetë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img