Tërmeti tragjik që goditi Turqinë ditën e sotme, deri më tani ka shkaktuar 12 viktima dhe qindra të plagosur.
Mediat turke kanë publikuar një shkëmbim mesazhesh të një burri që mendohet se ka ngelur nën rrënojat e një ndërtese dhe është duke kërkuar ndihmë.
Në mesazhe dallohet paniku dhe ankthi i personit, teksa i dërgon vendndodhjen mikut të tij. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave nën rrënoja.