Nuk kishte vënë rripin, i riu me ‘Smart’ tenton të korruptojë policin me 10 mijë lekë, përfundon në pranga (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:18 11-07-2020 Nuk kishte vënë rripin, i riu me ‘Smart’ tenton të korruptojë policin me 10 mijë lekë, përfundon në pranga (VIDEO) Pamje te shperndara nga Policia

Një 28 vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë pasi ka tentuar të korruptojë efektivët e “Rrugores” që e kishin ndaluar për mos-vënien e rripit të sigurimit.

Ekfetivët gjatë patrullimit në rrugën “Teodor Keko”, kanë konstatuar 28 vjeçarin me inicialet V.M duke drejtuar mjetin e tij tip “Smart” pa vendosur rripin e sigurimit dhe menjëherë e kanë ndaluar.

Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë nje kartemonedhe me prerje nje mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe materialet proceduriale u referuan pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, vihet në pranga nga keta te fundit.

Efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kanë ndaluar në rrugën "Teodor Keko", drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë nje kartemonedhe me prerje nje mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe materialet proceduriale u referuan pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093560218811035
array(1) { ["section"]=> string(115) "nuk-kishte-vene-rripin-i-riu-me-smart-tenton-te-korruptoje-policin-me-10-mije-leke-perfundon-ne-pranga-video-213549" }