Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk kishte vendosur maskën, policët tërheqin me dhunë të riun në mes të Tiranës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Momenti i konfliktit

Një video ku shihen policët e rendit është bërë virale në rrjet pasi dyshohet se vetëm për një maskë, ata e kanë keqtrajtuar një qytetar, duke e tërhequr dhunë për ta futur me forcë në makinë.

Video është shpërndarë masivisht në rrjete sociale në formë denoncimi, pasi djali i ri që shihet në pamjet e filmuara nga qytetarët nuk kishte vendosur maskë.

Megjithatë nuk dihet nëse ai ka refuzuar apo kundërshtuar me forcë policinë. Kjo për arsye se nëse je pa maskë, efektivët të kërkojnë kartën e ID, në mënyrë që të vendosin maskë.

Nëse refuzon të tregosh kartën apo nëse nuk e ke me vete, shoqërohesh në komisariat. Ndaj nuk dihet nëse djali ka refuzuar të shoqërohet apo policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij, duke tejkaluar kompetencat e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu