Të shtunën e 12 qershorit, në ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste, është vendosur të mblidhet Kongresi i Jashtëzakonshëm.
PS do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Kongresi do të mbahet në orën 17:30 dhe socialistët duket se kanë zgjedhur stadiumin “Air Albania”.
Kjo do të jetë hera e parë që në arenën e futbollit do të mbahet një organizim i tillë. Shpërndarja e ftesave për delegatët e Kongresit ka nisur dhe gjithçka duket gati.
Sondazh
Poll