Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Nuk kishin informacion për të, familja kosovare merr lajmin e hidhur: 18-vjeçarja njëra nga viktimat e aksidentit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

18-vjeçarja Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe është njëra nga viktimat e aksidentit që ndodhi në Kroaci, ku  humben jetën 10 persona që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.

“Familja ka marrë lajmin në orët e vona nga autoritetet kroate”, ka raportuar Klan Kosova.

Siç raporton televizioni, lajmin ua ka bërë të ditur familja e të ndjerës prapa kamerave.

Ka qenë daja i saj i cili ka shkuar në Kroaci dhe ka thënë se ka arritur që ta konfirmojë vdekjen e Anjezës.

Sot gjatë ditës djali i axhës së Anjezës, Burim Bellanica, ka thënë se nuk kishin ndonjë informacion se ku ndodhej ajo pasi që nuk po gjendej as në spital.

“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informacion. Vëllau është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pytë kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy mrenda. Kemi thirrë në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza,” ishte shprehur më herët ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img