Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

“Nuk keni filluar të pendoheni?” Hakerat iranianë publikojnë listat e zgjedhësve

Lajme të ngjashëm

Hakerat iranianë të grupimit “Drejtësi për Atdheun” kanë publikuar këtë të hënë listat e zgjedhësve shqiptarë, në një kohë që pas tre muajsh vendi do shkojë në zgjedhje lokale.

“Nuk keni filluar të pendoheni që votuat për zyrtarët tuaj të korruptuar?”, shkruajnë hakerat në llogarinë e tyre në Telegram dhe ndajnë dokumentet, të cilat duket se janë autentike pasi përmbajnë të dhëna të plota.

Emri, mbiemri, atësia, ditëlindja, qendra e votimit, rrethi dhe qarku, janë të dhënat që përmbajnë dokumentet e nxjerra nga hakerat iranianë. Shpesh herë ata i kanë cilësuar si të korruptuar politikanët vendas për shkak se kanë strehuar muxhahedinët, e njohur dhe si opozita në migrim e Iranit.

Më shumë